Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar përsëri përmes Twitter, për kidnapimin e tre policëve kosovarë, i cili ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre, raporton Gazeta Enigma.
Kurti e ka dënuar aktin e rrëmbimit të tyre dhe ka shtuar se si inkursioni i forcave ashtu edhe rrëmbimi janë akte të hapura agresioni ndërkombëtar.
”Tre policë të Kosovës janë rrëmbyer sot nga Forcat e Armatosura të Serbisë brenda kufijve të Kosovës. Si inkursioni i forcave ashtu edhe rrëmbimi janë akte të hapura agresioni ndërkombëtar. Ne bëjmë thirrje për lirimin e menjëhershëm të oficerëve dhe që komuniteti ndërkombëtar të denoncojë këto akte”, ka thënë Kurti. /Gazeta Enigma