Qalaj thotë se Policia ka pasur informacione për sulmet ose kidnapimet potenciale në Veri

Qalaj thotë se Policia ka pasur informacione për sulmet ose kidnapimet potenciale në Veri

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se Policia e Kosovës ka qenë e informuar prej inteligjencës që do të ketë sulme ose kidnapime ndaj Policisë se Kosovës.

Përmes një lidhjeje telefonike të Qalajt në Pressing të T7, ka thënë se është zhvilluar një takim në mes Listës Serbe dhe strukturave dhe paralale ku edhe është kidnapuar sulmi.

”Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme i ka pasur disa informata inteligjente mbi një takim që është mbajtur në pjesën veriore të vendit nga Lista Serbe dhe nga strukturat paralele, dhe në ato informata inteligjente që ju kanë përcjellë Policisë, është thënë se do të ketë sulme ose kidnapim të Policisë. Kanë qenë njohuri për skenarin e mundshëm“, ka thënë ai.

Tash deputeti i PDK-së ka deklaruar se ky akt është sulm direkt nga shteti i Kosovës.

Related Articles