Një rast i rëndë dyshohet t’i ketë ndodhur një vajze të moshës 13-vjeçare në Lipjan, e cila ka raportuar në Polici se është dhunuar seksualisht.
Burimet brenda Prokurorisë bëjnë me dije se pas disa ditësh hetime, është arritur që të identifikohet personi i dyshuar, njofton Sinjali.
36-vjeçari është arrestuar gjatë ditës së djeshme dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.