Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, përmes një shkrimi në Facebook, ku ka publikuar edhe një video të fjalimit të Vuçiq, ka thënë se Vuçiqi e pranon se policët e rrëmbyer ishin në territorin e Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Enigma.
Aliu, ka shkruar se:
“Vuçiqi e pranon se policët e rrëmbyer ishin në territorin e Republikës së Kosovës.
Ai deklaron se ata do të duhej të ishin të shoqëruar nga KFOR-in në atë zonë.
Është e qartë se në mandat të KFOR-it është territori i Republikës së Kosovës dhe pavarësisht se a do të duhej të ishin të shoqëruar apo jo nga forcat e KFOR-it, i bie se policët ishin në territor të Republikës së Kosovës në momentin e rrëmbimit”, teksa ka publikuar edhe një video. /Gazeta Enigma