Vetura e aksidentuar në rrugën Shkup-Bllacë, ku kishte humbur kontrollin dhe kishte rënë në lumin Lepenc, raportohet se mbante një familje katër anëtarëshe.
Siç bëhet e ditur, gruaja e zhdukur, Merita, është familjarja e boksierit të njohur, Xhavit Visokes, ish kampionit evropian në boks, shkruan IndeksOnline.
Nga katër pasagjerë që ishin në veturë, vetëm një ka arritur të shpëtojë.