Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, këto janë temperaturat maksimale

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme, këto janë temperaturat maksimale

Pas këtyre ditëve me reshje shiu dhe temperatura nën vlerat e mesatareve, java e ardhshme parashihet të jetë stabile dhe me rreze dielli.

Kjo situatë meteorologjike, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vjen si rezultat i masave të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika veriore.

Të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-28 gradë celsius. Edhe të martën do të mbajë mot i ngjashëm,  por me rritje të lehta të vlerave ekstreme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë celsius.

E mërkura do të jetë me diell. Në orët e para të ditës në shumë zona parashihet të formohet mjegulla e radiacionit, por do të jetë e paqëndrueshme. Mjegull parashihet të ketë pothuaj çdo ditë në orët e para të ditës. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-31 gradë.

Të enjten do të ketë vapë, ku temperaturat do të arrijnë deri në 32 gradë, e të premten deri në 33.

Gjatë gjithë javës Instituti Hidrometeorologjik rekomandon të keni kujdes që në orët e pikut nga 11-17 të mos jeni në kontakt direkt me rrezet e diellit, sidomos moshat e shtyra dhe personat që kanë probleme me sëmundje kronike (tension, frymëmarrje, sëmundje kardiologjike etj.).

Related Articles