Qeverisë së Kosovës i shtohen edhe dy zëvendësministra

Qeverisë së Kosovës i shtohen edhe dy zëvendësministra

Emërohen edhe dy zëvendësministra që janë pjesë e Alternativës.

Bëhet fjalë për Agon Dobrunën i cili është emëruar Zëvendësministër i Financave dhe Ali Tafarshiku, i cili do ta ushtrojë detyrën e zëvendësministrit në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Dobruna dhe Tafarshiku janë pjesë e subjektit politik, Alternativa, të cilën e drejton Mimoza Kusari-Lila, e cila është shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Madje Dobruna në këtë parti është nënkryetar, derisa në Qeverinë Kurti 1 ka qenë zëvendësministër i Zhvillimit Rajonal.

Related Articles