Shembull i mirë i tri vajzave në Vushtrri, portofolin me dokumente e para e dorëzojnë në Polici

Shembull i mirë i tri vajzave në Vushtrri, portofolin me dokumente e para e dorëzojnë në Polici

Këtë të hënë tri vajza nga qyteti i Vushtrrisë kanë dorëzuar në Polici një portofol me dokumente dhe para të cilin e kishin gjetur në rrugë, raporton Gazeta “Enigma”.

“Gjatë ditës së sotme, në Stacionin Policor në Vushtrri, nga ana e tri vajzave është dorëzuar një portofol ( të cilin e kishin gjetur në rrugë), në portofol  kishte dokumente personale, kartela bankare dhe një shumë të parave”, ka njoftuar Policia.

Menjëherë pas pranimit të portofolit Policia ka njoftuar pronarin e tij në stacionin policor në Vushtrri dhe ia ka dorëzuar bashkë me portofol paratë dhe dokumentet.

“Nga ana e policisë, është ftuar në stacion pronari i portofolit dhe sipas  procedurave i njëjti ka pranuar portofolin, paratë dhe dokumentet”, thuhet në njoftimin e tyre.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, duke çmuar këtë gjest human, falënderon tri vajzat dhe të gjithë qytetarët për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Policinë e Kosovës”. /GAZETA ENIGMA/

Related Articles