Gjakovë: Punëtori i thertores “Leonisi” godet veten me pishtole në kokë, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Gjakovë: Punëtori i thertores “Leonisi” godet veten me pishtole në kokë, dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Nuk janë të rralla rastet kur punëtorët pësojnë lëndime në vendet e tyre të punës si shkak i kushteve minimale të punës. Por, një rast më ndryshe ka ndodhur sot në rrugën “Sylejman Avdyli” në Gjakovë ku një person ka goditur veten me pishtole (mjet që përdoret për neutralizim të kafshëve) në kokë.

Sinjali mëson se 30-vjeçari i cili punon në thertoren “Leonisi”, ka marrë lëndime të rënda në kokë, pasi e goditi veten derisa ishte në dhomën e zhveshjes.

Si pasojë e plagëve, 30-vjeçari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare për trajtim mjekësor.

Lajmin për Gazetën “Enigma” e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Në rrugën “Sylejman Avdyli”, rreth orës 13:30, në vendin e tij të punës, viktima mashkull i moshës madhore, dyshohet se ka lënduar vetëm me një mjet për therjen e kafshëve. I njëjti ka pësuar lëndim të rënd në kokë dhe është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, tha ai.

Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes ka dalë inspektori i punës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Më vendim të Prokurorit të Shtetit, janë duke u zhvilluar hetime në drejtim të veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Related Articles