Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person është arrestuar të hënën në Mitrovicën e Jugut, pasi dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me pushkë ajrore një person tjetër, raporton Gazeta Enigma.
Policia, njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor në spitalin e Mitrovicës dhe më pas është liruar.
“Mitrovicë Jugu 19.06.2023-11:20.Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se aksidentalisht ka plagosur me pushkë ajrore viktimën mashkull Kosovar. Viktima është dërguar në spitalin e Mitrovicës dhe pas tretmanit mjekësorë është liruar”, thuhet në raportin policor.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. /Gazeta Enigma