Prishtinë: Gjashtë të huajve u konfiskohen katër armë

Policia e Kosovës, ka njoftuar se në orët e para të së hënës janë arrestuar gjashtë shtetas të huajë pasi që të njëjtëve u janë gjetur katër armë zjarri në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar gjashtë të dyshuar, shtetas të huaj pasi që të njëjtit janë hasur në një banesë ku gjatë kontrollit të sajë, janë gjetur dhe konfiskuar 4 armë zjarri (revole) dhe 63 fishek. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Gazeta Enigma

Related Articles