Albin Kurti, kryeministër i Kosovës, ka shkruar në Twitter për tre policët e kidnapuar nga forcat serbe më 14 qershor, brenda territorit të Kosovës.
Informatat për gjendjen e këtyre policëve Kurtit ia ka sjellur Jetish Jashari, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd.
Ai i ka treguar Kurtit se policët kosovarë i kanë kidnapuar 15 forca serbe.
“Ambasadori Jetish Jashari, shef i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, ka folur veçmas me 3 policët e rrëmbyer nga Serbia dhe të burgosur në Kraljevë. Secila prej llogarive të tyre ishte identike: ata po hanin drekë së bashku në ???????? kur 15 burra të armatosur i rrëmbyen me forcë”, ka shkruar Kurti, të martën.
Ambassador Jetish Jashari, Head of Kosova's Liaison Office in Belgrade, spoke separately to the 3 police officers kidnapped by Serbia & imprisoned in Kraljevo. Each of their accounts was identical: they were having lunch together in ???????? when 15 armed men forcefully abducted them. pic.twitter.com/4QCCHiykIW— Albin Kurti (@albinkurti) June 20, 2023