Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Në shumë prej tyre, viktima janë vajzat e mitura, ndërsa shpesh të dyshuar, janë persona të moshës madhore, të cilët përkundër moshës minorene të viktimave, krijojnë raporte intime me to dhe i keqpërdorin seksualisht.
Një rast i trishtë dyshohet të ketë para një kohe në Pejë, ku një vajzë e mitur është dhunuar seksualisht nga një person i moshës madhore është denoncuar dje në Polici.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti u raportuar nga vëllai i viktimës, i cili ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi dyshonte se motra e tij po keqtrajtohej seksualisht nga i dyshuari, E.Vaka.
Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar menjëherë dhe ka shoqëruar në stacion policor dy palët, ku gjatë dhënies së deklaratave është kuptuar se vajza ka kryer marrëdhënie seksuale me të dyshuarin 23-vjeçar edhe para se t’i mbushte 14 vjeç.
Vajza ka rrëfyer se njihet me të dyshuarin dhe sipas informacioneve të para, ajo e ka zbuluar vet se kanë pasur marrëdhënie, por jo me detyrim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’.