I riu Suleman Dawood ishte një nga pesë personat që vdiqën në nëndetësen Titan javën e kaluar.
Një udhëtim që ai bëri me të atin Shahzada, i cili gjithashtu vdiq në zhytësin e fundosur në pothuajse 4000 metra thellësi dhe në të cilin mbante një kub Rubik.
Objektivi i tij nuk ishte tjetër veçse të zgjidhte kubin në nëndetëse. Në fakt, ai mbante një aparat fotografik për të regjistruar skenën. Këtë e pranoi nëna e tij, Christine, në një intervistë për BBC: “Ai më tha se do të zgjidhte kubin e Rubikut në thellësinë 3600 metra”.
“Isha shumë e lumtur për ta sepse donin shumë të shihnin mbetjet e Titanikut”, tha Christine, e cila pranoi se fillimisht do të shoqëronte të shoqin në këtë mision. Më në fund, ajo ndryshoi mendje për shkak të dëshirës së djalit: “Ia lashë vendin Sulemanit, sepse ai kishte shumë dëshirë të shkonte”.
Nëse gjithçka do të kishte shkuar mirë, në Librin e Rekordeve Guinness do të ishte edhe zgjidhja e kubit të Rubikut në 3600 metra thellësi.
Nëndetësja Titan u zhduk më 18 qershor, rreth 1 orë e 45 minuta pas zbritjes së saj për të eksploruar rrënojat e Titanikut. Të enjten, mbetjet nga nëndetësja u gjetën nga ekipet e kërkimit, duke treguar se anija kishte pësuar një shpërthim që vrau personat në bord.