Ngjarje e rëndë: 70 vjeçarja bie nga një ndërtesë në Prishtinë, humb jetën

Ngjarje e rëndë: 70 vjeçarja bie nga një ndërtesë në Prishtinë, humb jetën

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në rrugën “Viktor Majer”, në Prishtinë, ku një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se viktima është e moshës rreth 70-vjeçare, njofton Sinjali.

“Rreth orës 05:00, është raportuar se në rrugën “Viktor Majer” në Prishtinë, një person ka rënë nga lartësia e një objekti.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar se personi, femër, rreth 70 vjeç, është pa shenja jete.  Aktualisht policia ka nisur një hetim mbi vdekjen me qëllim  zbardhjen e plotë të të gjitha  rrethanave që karakterizojnë rastin”, tha Borovci.

Related Articles