Haradinaj kërkon nga Qeveria të implementojë Programin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Haradinaj kërkon nga Qeveria të implementojë Programin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të implementojë Programin për Rimëkëmbjen Ekonomike dhe të shpërndajë pagesat për aktivitetet bujqësore, raporton Gazeta Enigma.

Përmes rrjetit social ‘Facebook’, Haradinaj kërkon nga Qeveria që në mënyrë të menjëhershme t’i realizojë këto kërkesa, që mos të e pamundësojë edhe më tutje funksionimin e aktiviteteve bujqësore.

“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që menjëherë të merr masa në implementimin e plotë të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike për Pagesat Direkte për bujqësi dhe gjithashtu t’i shpërndajë menjëherë pagesat e rregullta direkte për vitin 2021, që mos të e pamundësoj edhe më tutje funksionimin e aktiviteteve bujqësore, të cilat do të kenë efekt negativ zingjiror në të gjithë ekonominë e vendit”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka kritikuar qeverinë se kanë vonuar pagesat Direkte në bujqësi për dy muaj.

“Për më tepër, kjo Qeveri ka vonuar për dy muaj Pagesat Direkte në bujqësi, pagesë të cilën bujqit dhe blegtorët e kanë të garantuar me ligj (Ligji Nr . 03/L-098 dhe Ligji Nr . 04/L-090). Çfarëdo ndryshimi apo ristrukturimi në këtë gjendje dhe me këto vonesa është i pa arsyeshëm pasi që pamundëson veprimtaritë bujqësore. Qasja e Qeverisë së Kosovës po e dëmton sektorin e bujqësisë, si sektor bazë i ekonomisë, që edhe në kushte normale do të kishte shkaktuar regres në ekonomi”, ka thënë ai.

Moszbatimi i plotë i Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike, përkatësisht i Vendimit të Qeverisë nr.06/58 të datës…Posted by Ramush Haradinaj on Thursday, June 3, 2021

Related Articles