Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, në një intervistë për mediumet serbe, ka thënë se ai jeton për fabrikat, kurse Kurti të jetë Enver Hoxha apo Zelenski i ri, për të dëbuar të gjithë serbët, raporton Gazeta Enigma.
“Unë jetoj për unazën, fabrikat, përparimin e ekonomisë serbe, kurse Kurti të jetë Enver Hoxha i ri, obsesioni i tij i vetëm është të dëbojë serbët nga vatra”.
“Nuk mund të shikosh racionalisht pse po bëjnë diçka, sepse nuk ka asgjë racionale – Kurti dëshiron të jetë Zelenski”, tha Vuçiq. /Gazeta Enigma