Kosova në takim të përbashkët me Shqipërinë: Diskutojnë për sektorin e energjisë dhe agjendën klimatike

Kosova në takim të përbashkët me Shqipërinë: Diskutojnë për sektorin e energjisë dhe agjendën klimatike

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu së bashku me Arta Rizvanollin, ministren e Ekonomisë, kanë marrë pjesë në takimin informal të Këshillit Ministror të Komunitetit të Energjisë, me nikoqire Republikën e Shqipërisë, raporton Gazeta Enigma.

Ministri Aliu, ka shkruar në Facebook se në këtë takim, ka përshkruar qëndrimin dhe vizionin e Kosovës në lidhje me sfidat aktuale të ndryshimeve klimatike dhe rrugën tonë drejt zbatimit të agjendës klimatike.

“Një temë kyçe e diskutimit ishte krijimi i Sistemit të Tregtisë së Emetimeve në kuadër të Komunitetit të Energjisë dhe Mekanizmit të Rregullimit të Karbonit në Kufi (CBAM), mekanizmat që ndikojnë në sektorin e energjisë elektrike, si dhe sektorët tjerë që emetojnë gazra serë”, ka shkruar Aliu. /Gazeta Enigma

Related Articles