Kompania shqiptare fiton të drejtat televizive për ndeshjet e Dritës dhe Gjilanit në Conference League

Kompania shqiptare fiton të drejtat televizive për ndeshjet e Dritës dhe Gjilanit në Conference League

Kosova ka pësuar një progres të madh në vitet e fundit, teksa pjesëmarrja e Ballkanit në fazën e grupeve të Conference League është treguesi më i qartë. Krahas kampionëve të Ballkanit, në Europë këtë edicion do të garojnë edhe Drita, Gjilani dhe Dukagjini.

Supersport/Digitalb ka arritur marrëveshjen deri më tani për të sjellë në shtëpitë e të gjithë shqiptarëve ndeshjet si pritëse të dy skuadrave nga Gjilani. Në datën 13 korrik, Gjilani i Klodian Duros do të ndeshet në Luksemburg ndaj Progres Niederkorn.

Ndërsa një javë më vonë (20 korrik, 20:00) shpresojmë që së në ekranin e Supersport të festojmë kualifikimin e skuadrës dardane në raundin tjetër.

Ndërkohë, Drita, që vitet e fundit ka zhvilluar performanca fantastike në Europë dhe ka kaluar ture, do e nisë rrugëtimin e saj në raundin e dytë të kualifikueseve të Conference League. Përballe çekëve të Victoria Plzen.

Ndeshja e parë më transfertë (27 korrik). Një javë më pas (3 gusht) dueli i kthimit në ekranin e Supersport. Me shpresën dhe besimin se Drita do ia dalë të kalojë në raundin e tretë të turneut më të ri europian.

Supersport do të vijë me të tjera surpriza për tifozët e lojës më të bukur me top. Teksa një verë e nxehtë futbolli pritet për të gjitha klubet shqiptare që do të garojnë në arenën ndërkombëtare.

Related Articles