Emisari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, do të arrijë në Kosovë të martën.
Siç ka njoftuar Presidenca e Kosovës, Lajçaku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani nga ora 15:00.
Lajçak do të ketë takime me krerët e shtetit, për të diskutuar për shtensionimin e situatës në veri.
Presidenca e Kosovës ka njoftuar se të martën do ta vizitojnë Kosovën edhe kryeministri i Holandës, Mark Rutte dhe ai i Luksemburgut, Xavier Bettel.