Gjykata e Apelit ka refuzuar përfundimisht kërkesën për pezullim të përkohshëm të lejeve dhe licencave të KelKos Energy të lëshuara nga MMPHI dhe ZRrE.
KelKos Energy, sipas përfaqësuesit Arianit Kocit, do të vazhdojë prodhimin e energjisë.
“Me këtë vendim, Gjykata e Apelit ka vendosur që të mos e dërgoj rastin përsëri në Gjykatën Themelore por vendosi vet lidhur me kërkesën në fjalë”, ka njoftuar Koci.
Gjykata Themelore në Prishtinë në muajin shkurt kishte vendosur për herë të dytë që të pezullojë lejet dhe licencat të tri hidrocentraleve të KELKOS-it në Lumbardhin e Deçanit.
Ky vendim kishte ardhur pasi Apeli kishte kthyer lëndën në rivendosje, me arsyetimin se paditësi duhet të dëshmojë interesin e vet për padinë ndaj Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.