Policia gjen barna të kontrabanduara në barnatoren ‘Aqua Pharm’ në Prizren

Policia gjen barna të kontrabanduara në barnatoren ‘Aqua Pharm’ në Prizren

Secili person që shmang kontrollin doganor dhe bart mallra duke kaluar vijën kufitare, kryen vepër penale e cila sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, është e dënueshme me gjobë ose burgim deri në 3 vjet. E raste të tilla zbulohen shpesh në vendin tonë.

Sinjali mëson se Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion bashkë me Inspektoratin Farmaceutik kanë kryer dje kontroll në barnatoren ‘Aqua Pharm’ në Prizren, ku kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të barnave pa banderola.

Pronarja e barnatores nuk ka ofruar dëshmi për origjinën e barnave dhe si rrjedhojë të njëjtat janë sekuestruar nga Inspektorati Farmaceutik, vlera e të cilave shkon mbi 3 mijë euro.

Me urdhër të prokurorit, kanë nisur hetimet për tri vepra penale ‘Kontrabandim me mallra’, ‘Shmangie nga tatimi’ dhe ‘Tregti e ndaluar’.

Related Articles