Tahiri: Ne kemi ngrit një mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti, mendojmë që mënyra e vetme demokratike është kjo

Tahiri: Ne kemi ngrit një mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti, mendojmë që mënyra e vetme demokratike është kjo

Besnik Tahiri, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së,  ka deklaruar se partitë e tjera opozitare kanë shprehur gatishmërinë për ta nënshkruar mocionin e iniciuar nga AAK-ja për rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Në një konferencë për media, ai është shprehur i bindur që shumica parlamentare pa Listën Serbe, është e gatshme që “t’ia jep verdiktin e merituar kësaj Qeverie”.

Sipas tij, kjo është mënyra e vetme demokratike për rrëzimin e Qeverisë e cila sipas tij, e ka varfëruar Kosovën.

“Ne kemi ngrit një mocion për rrëzimin e Qeverisë Kurti sepse ne mendojmë që mënyra e vetme demokratike është kjo. Na kemi qenë shumë të qartë që nga fillimi. Sa i përket masave të Qeverisë, ne masat i bëjmë në Kuvend. Platformën e debatimit publik e të adresimit të temave, ne e shohim këtu ku e kemi mandatin. Në aspektin e bojkotimit kemi marrë një vendim i cili do të reflektojë në komisione, në Kryesi dhe në seancë por ne e shohim rrugën tjetër”, tha Tahiri.

“Partitë opozitare se kam biseduar me shefat e grupeve parlamentare, kanë shprehur gatishmëri që t’i vendosin nënshkrimet dhe ta sjellim një vendim në Kuvend. Jam i bindur që një shumicë shqiptare dhe pakicat pa Listën Serbe, është e gatshme që t’ia jep verdiktin e merituar kësaj qeverie e cila e varfëroi skajshmërisht Kosovën në rrafshin e brendshëm”, është shprehur mes tjerash Tahiri.

Related Articles