Zyra e Kryeministrit të Republikës së Kosovës ka ndarë pamje nga festa ku u shënua 247-vjetori i pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku pjesëmarrës ishte edhe shefi i Qeverisë, Albin Kurti.
Nëpërmjet një komunikate për media, bëhet e ditur se kryeministri Kurti ka uruar ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, me dëshirat më të mira për kombin amerikan, aleatin e madh të Republikës së Kosovës.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ftuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, mori pjesë në shënimin e 247-vjetorit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kryeministri Kurti e uroi ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier për 4 Korrikun, me dëshirat më të mira për kombin amerikan, aleatin e madh të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë ku janë bashkëngjitur fotografitë nga festa, por që askund nuk shihet ambasadori Hovenier.