Ambasadori i Italisë rreth situatës Kosovë-Serbi: Sikur të kishte pasur njerëz më racionalë në vendime, s’kishim ardhur në këtë pikë

Ambasadori i Italisë rreth situatës Kosovë-Serbi: Sikur të kishte pasur njerëz më racionalë në vendime, s’kishim ardhur në këtë pikë

Antonello De Riu, ambasadori i Italisë në Kosovë, ka folur lidhur me situatën e tensionuar në komunat e banuara me shumicë serbe në veri të vendit.

Në një intervistë në RTK, De Riu ka thënë se nëse do të kishte njerëz që janë më konkretë dhe më racionalë në vendimet e tyre, nuk do të kishim ardhur në këtë pikë

“Dialogu Kosovë-Serbi është ajo paradigmë çka ndodh në Ballkan. Ndonjëherë bëhen çështje parimore disa çështje që nuk janë të rëndësishme për jetën e njerëzve që jetojnë në këto vende. Nëse kishte pasur njerëz që janë më konkret, më racional në vendimet e tyre, nuk kishim ardhur në këtë pikë, dhe çështjet do të ishin zgjidhur shumë më shpejt. Kur flas për pragmatizëm nuk e kam fjalën për mosrespektimin e kushtetutshmërisë së një vendi, por flasim për vendime politike nga të cilat do të kishin përfitime vetëm popullsia që jetojnë këtu. Të gjitha ligjet e një vendi duhet të respektohen, por duhet të merren vendime politike për disa çështje që nuk janë aq shumë parimore sa po duken, dhe nga këto ecim tutje dhe përfiton popullata”, ka thënë ambasadori Italian, Antonello De Riu.

Related Articles