Një aksident trafiku ka ndodhur mes një veture dhe biçklete, ku ky i fundit ka mbetur i lënduar, raporton Gazeta Enigma.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:20 në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë.
Rastin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se si pasojë e aksidentit, ndihmë mjekësore ka kërkuar drejtuesi i biçikletës.
“Rreth orës 1720, në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti dhe një biçiklete. Si pasojë e aksidentit, ndihmë mjekësore ka kërkuar drejtuesi i biçikletës. Me rastin po merret njësiti i trafikut” thuhet në njoftim.