Të shtunën në Gjilan një person ka humbur jetën si pasojë e zjarrit që ka kapluar banesën e tij, raporton Gazeta Enigma.
Policia njofton se në banesën ku ishte shkaktuar zjarri për një kohë nuk ka qenë e mundur të depërtohet për shkak të tymit dhe zjarrit.
“Pas lokalizimit të zjarrit në banesë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull pronar i banesës vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësorë”, njofton policia.
Njoftimi i plotë i policisë:
SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Gjilan 08.07.2023 – 08:45. Është raportuar se një banesë është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes janë angazhuar njësitë policore si dhe zjarrfikësit të cilët kanë bërë evakuimin e njerëzve nga ndërtesa, ndërsa në banesën ku ishte shkaktuar zjarri për një kohë nuk ka qenë e mundur të depërtohet për shkak të tymit dhe zjarrit. Pas lokalizimit të zjarrit në banesë është gjetur pa shenja jete viktima mashkull pronar i banesës vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësorë. Në vendin e ngjarjes kanë prezantuar: prokurori kujdestar, njësia e hetimeve rajonale, inspektorët për hetimin e zjarrit si dhe njësia e KEDS. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.