KF Ballkani dhe Ludogorets fillojnë kërkimin e tyre për një vend në Ligën e Kampionëve në stadiumin “Fadil Vokrri” të martën me 11 korrik nga ora 20:45.
Kampionët bullgarë do të përpiqen të mbajnë formën e tyre, ndërsa synojnë paraqitjen e parë në Ligën e Kampionëve që nga viti 2016.
Portali i njohur sportiv, Sportskeeda shkruan se Ballkani shijoi një sezon të bujshëm në Kosovë vitin e kaluar, pasi përfunduan të parët në Superligën e Kosovës për të fituar titullin e dytë radhazi. Djemtë e Ilir Dajës humbën vetëm tre nga 36 ndeshjet e tyre, duke marrë 73 pikë.
Ky portal i madh evropian parashikon një ndeshje të mirë, teksa i jep përparësi Ludogoretsit.
Parashikimi i Sportskeeda: Ballkani – Ludogorets 1:2