Policia e Kosovës, ka njoftuar për dhunimin e një vajze në Klinë, raporton Gazeta Enigma.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Ndërsa viktima është dërguar në shtëpinë e sigurtë.
Njoftimi i plotë i policisë:
“DHUNIM/Klinë 10.07.2023-18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit viktima është dërguar në shtëpi të sigurtë, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”. /Gazeta Enigma