Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në konferencën e sotme pas mbledhjes së Qeverisë, u pyet nga gazetarët për incizimet e fundit të publikuara, ku u përfshi Mimoza Kusari Lila dhe kreu i Listës Serbe, Slavko Simiq, raporton Gazeta Enigma.
Ajo mohoi kategorikisht bisedën e Kusarit me Radojqiq, duke i dalë në mbrojtje Shefes së Grupit parlamentar të LVV-së.
“Ajo në asnjë moment nuk i është bindur kërkesave të Listës Serbe”, tha ajo.
Tutje ajo shtoi se përgjimet e publikuara janë redaktuar, montuar e prerë.
“Zonja Kusari- Lila e ka sqaruar edhe mbrëmë në tërësi tendencën për të shpërfaq të deformuar një komunikim të prerë, të redaktura dhe montuar sipas tendencave të tyre. Lista serbe është një parti politike që përfaqëson komunitetin serb në Kuvend. Në vend që të punojnë për interesat e komunitetit serb i bindet Vuqiqit dhe merret me shantazh, presione e kërcënime. Efekti i tyre ka qenë zero. Lista Serbe nuk ka mundur ta shantazoj as Kusarin-Lila as VV-në, sepse po të shkonin përpara kërkesat e Listës serbe ato përgjime s’do publikoheshin. Dhe dëshmia më e mirë për këtë është që prej kohës kur është bërë ky inqizim, kemi një sërë veprimesh të institucioneve të Kosovës që përbëjnë shtrirje të sovranitetin në vend”, theksoi ajo. / Gazeta Enigma.