Në Kuvendin e Kosovës ka ‘shpërthyer’ rrahja mes deputetëve të PDK-së dhe kabinetit qeveritar.
Lidhur me këtë rast ka reaguar ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, përmes një postimi në Facebook.
Haxhiu deklaroi se ata që kanë hedhur grushta drejt Qeverisë janë duke u përballur me ligjin, për të gjitha krimet dhe korrupsionin e po ashtu pasurimin e tyre të jashtëligjshëm.
“Nuk do mend për të kuptuar se të tillët dëshpërimisht hedhin grushte, pasi që të njejtët po përballen e do të përballen me ligjin, për të gjitha krimet dhe korrupsionin e po ashtu pasurimin e tyre të jashtëligjshëm”, ka shkruar Haxhiu.
Ministrja deklaroi se asnjë ministër nuk kontrollohet nga Beogradi, dhe se ata që nxitën dhe ndihmuan për kaq vite krimin e organizuar në veri, si Lista Srbska nuk janë në koalicion siç ndodhte me qeveritë e dikurshme.
“Qeveria Kurti nuk ka asnjë ministër a zëvendësministër të kontrolluar nga Beogradi. Ata që nxitën dhe ndihmuan për kaq vite krimin e organizuar në veri, si Lista Srbska nuk janë në koalicion siç ndodhte me qeveritë e dikurshme. Madje krerët e tyre po hetohen nga institucionet e drejtësisë, e bashkëpunëtorë të tjerë të këtyre strukturave po arrestohen në veri të Mitrovicës”, u shpreh Haxhiu.
Haxhiu theksoi se kjo dhunë rrjedh si rezultat ku rrugët alternative të krimit dhe kontrabandës u ndërprenë nga Policia e Kosovës gjë që sipas saj edhe biznesmenët e bashkëpunëtoret e tyre po pësojnë dukshëm.
“Rrugët alternative të krimit dhe kontrabandës u ndërprenë nga Policia e Kosovës. Baza të shumta të policisë u krijuan atje, me qëllim të vënies së rendit ligjor në atë pjesë. Dhuna ndaj ministrave vjen si paknaqësi e këtij rezultati, ku edhe biznesmenët e bashkëpunëtoret e tyre po pësojnë dukshëm”, ka shkruar Haxhiu./GazetaEnigma/
Postimi i plotë: