Kryeministri i vendit Albin Kurti, bëri të ditur se me miratimin në lexim të dytë në Kuvend është berë rritja e pagës minimale.
Kurti theksojë se me këtë është përmbushur edhe një tjetër zotim tjetër i kësaj qeverie.
Tutje tha se për punëtorët nën 35 vjeç rritje e pagës minimale për 103%, ndërsa për punëtorët deri në 65 vjeç rritje për 55%. Po ashtu hiqet tatimi në të ardhurat personale për pagat deri në nivelin e pagës minimale.
Postimi i plotë:
Po përmbushim edhe një tjetër zotim tonin, rritjen e pagës minimale.
Me miratimin në lexim të dytë në Kuvend, mundësohet rritja e pagës minimale. Nga 130 euro e 170 euro, në 264 euro bruto për të gjithë. Për punëtorët nën 35 vjeç rritje e pagës minimale për 103%, ndërsa për punëtorët deri në 65 vjeç rritje për 55%. Po ashtu hiqet tatimi në të ardhurat personale për pagat deri në nivelin e pagës minimale.
Nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 100 mijë punëtorë, ndërsa nga heqja e shkallës së parë tatimore do të përfitojnë të gjithë punëtorët.
Punëtorëve po ua sigurojmë pragun e të hyrave që u mundëson jetë të dinjitetshme.
Falënderoj të gjithë deputetët që votuan këtë ligj.