Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të qeverisë Kurti, që nxisin dhunë e përplasje mes shqiptarëve.
Lideri i opozitës e ka quajtur skandaloze, fyese dhe nxitëse deklaratën e ministrit Xhelal Sfeçla.
“Gjithsesi, kjo është vetëm një tentativë e ulët e Qeverisë, e dështuar në të njëjtën kohë, që përmes nxitjes dhe skandalit të radhës ta heqë vëmendjen nga koordinimi i Albin Kurtit me Millan Radojçiqin, përmes shefes së Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-Lila. Përgjimet dëshmuan se kush me kë po koordinohet dhe me kë po bashkëpunon – edhe në dëm të interesit të vendit”, tha Krasniqi.