Policia e Kosovës, ka njoftuar se një person është arrestuar sot në Gjakovë pasi dyshohet se i njëjti me datën 14.07.2023 kishte shtënë më armë zjarri në rrugën “Gasper Karaqi”, raporton Gazeta Enigma.
I dyshuari është dërguar në mbajtje, njofton Policia.
“Stacioni Policor në Gjakovë, derisa ishin duke hetuar dhe trajtuar një rast shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin F. U., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1998), mbi dyshimin e arsyeshëm se i njëjti me datën 14.07.2023 kishte shtënë më armë zjarri në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë”, njofton Policia.
“Në shtëpinë e të dyshuarit është konfiskuar një pushkë automatike AK47 (që dyshohet të jetë përdorur në rastin e raportuar), një karikator dhe 60 copë fishekë të po të njëjtës armë. Me vendim të prokurorit të shtetit, në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet hetimore, i dyshuarit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Gazeta Enigma