Më 12 korrik, 30 vjeçari Ali Neziri, u sulmua në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
Rasti i tij zgjoi reagime të mëdha në opinion.
E pas një javë, policia arriti ta kap një person, i cili dyshohet rreth këtij rasti.
Kështu tha për Klankosova.tv Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.
Ai bëri të ditur se personi i cili u prangos është M.I, 47-vjeçar.
“Për të gjitha veprimet e ndërmarra është të kontaktuar prokurori i rastit nga i cili është sugjeruar që rasti të procedohet tutje me kallëzim penal për veprën penale “sulm’. Ndërsa pas intervistimit me vendim të Prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor”, tha Zahiti.