Von Cramon takon deputetin Beyer: Zbatimi i planit trepikësh, rruga për shtensionim në veri

Von Cramon takon deputetin Beyer: Zbatimi i planit trepikësh, rruga për shtensionim në veri

Viola Von Cramon, raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, e ka pritur në takim deputetin gjerman, Peter Beyer.

Dyshja Von Cramon – Beyer kanë folur edhe për situatën në Kosovë dhe rrugën që duhet ndjekur.

“Patëm një bisedë të shpejtë dhe të dy u pajtuam që mënyra për të ecur para drejt shtensionimit në veri të Kosovës është zbatimi i plotë i planit trepikësh evropian”, ka shkruar Von Cramon.

“Ne duhet t’i mbështesim forcat progresive në Kosovë për të ardhmen e tyre evropiane dhe progresin në dialog”, ka shtuar tutje ajo.

Related Articles