Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar deputetë të Parlamentit të Greqisë, në kuadër të vizitës së tij në Kretë.
Ai ka thënë se kanë biseduar për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe si dhe zhvillimet e fundit në rajon.
“Diskutim i shkëlqyer me Dora Bakoyannis dhe George Papandreou, gjatë një drekë pune mes paneleve në Simpoziumin SYMI në Kretë. Shkëmbyem mendime për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovë dhe Greqisë, zhvillimet e fundit në rajon, dhe ofertën e Kosovës për anëtarësim në KiE”, ka shkruar Kurti në Twitter.