Kombëtarja e Kosovës i ka nisur me fitore parakualifikueset për Euro 2025 në basketboll.
‘Dardanët’ triumfuan me rezultat 76 – 49 ndaj Zvicrës.
Ishte një paraqitje fantastike nga djemoshat e drejtuar nga Rami Hadar, me trajnerin që shijoi debutimin me një fitore bindëse.
Kujtojmë që Kosova është në grup edhe me Danimarkën, kundërshtarin e radhës.