Ballkani ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen kthyese ndaj Ludogorets.
Kampioni i Kosovës u mposht me rezultat 4 me 0, duke u eliminuar nga kualifikueset e Ligës së Kampionëve.
Skuadra kosovare kishte siguruar një rezultat shumë pozitiv në ndeshjen e parë, por paraqitja sonte në ndeshjen kthyese ishte shokuese dhe zhgënjyese.
Tekpetey shënoi dy gola, Tissera një, kurse Caio Vidal i mbylli shifrat me një gol të realizuar në minutën e 78-të.
Ballkani do të vazhdojë misionin evropian tashmë në Conference League, në raundin e dytë, atje ku do të takohet me skuadrën e Irlandës së Veriut, Larne.