Falë reagimit të menjërshëm, pas telefonatës nga një qytetar, shërbimet e Policisë në Shqipëri, kanë shpëtuar në Lushnje, një fëmijë 5 vjeç që rrezikoi të binte nga dritarja e katit të pestë të ndërtesës banesore.
”Rreth orës 13:00, në sallën operative, ka telefonuar një qytetar për të kërkuar ndihmë, pasi në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, një fëmijë po rrezikonte të binte nga dritarja e katit të pestë të pallatit.
Menjëherë pas telefonatës, salla operative ka koordinuar veprimet me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme që patrullojnë në këtë zonë, të cilat kanë shkuar brenda pak minutash në adresën e dhënë”.
Fëmija 5 vjeç kishte kishte hipur dhe kishte ngecur në parvazin e dritares, në një moment që familjarët nuk kishin qenë në atë dhomë.
Familjarët e të miturit kanë falënderuar policinë, për ndërhyrjen e menjëhershme në këtë situatë.
LushnjëFalë reagimit të menjërshëm, pas telefonatës nga një qytetar, shërbimet e Policisë shpëtojnë një fëmijë 5 vjeç…Posted byPolicia e Shtetiton Monday, July 24, 2023