Fidan Aliti është zyrtarisht futbollist i skuadrës elitare turke, Alanyaspor.
Mbrojtësi kosovar është larguar nga kampionati zviceran pas dy viteve e gjysmë të kaluara te FC Zurich.
29-vjeçari kishte kontratë edhe për dy vite me Zurichun, por ai ka zgjedhur që karrierën ta vazhdoj në Superligën e Turqisë te skuadra e Alanyaspor.
Skuadra turke tanimë e ka prezantuar lojtarin, por pa dhënë detaje rreth kontratës së nënshkruar apo shumës së transferimit.
Gjatë ditës Alanyaspor pritet që t’i bëj publike edhe detajet e kontratës së qendërmbrojtësit kosovar.
Aliti e ka nisur karrierën te Luzerni në Zvicër, teksa ka luajtur edhe për Sheriff Tiraspol, Slaven Belupon, Skënderbeun e Korçës si dhe në Suedi për Kalmarin.