Vetaksident me traktor në Gjilan, vdes pasagjeri – shoferi dërgohet në QKUK

Vetaksident me traktor në Gjilan, vdes pasagjeri – shoferi dërgohet në QKUK

Policia njofton se të hënën në Gjilan, një person që po voziste traktorin ka humbur kontrollin mbi të dhe për pasojë ka vdekur pasagjeri, ndërsa vetë ai ka pësuar lëndime trupore, raporton Gazeta Enigma.

I lënduari është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Njoftimi i plotë i policisë:

VETAKSIDENT RRUGOR ME FATALITET/Gjilan 24.07.2023 – 18:45. I dyshuari mashkull kosovar derisa kishte qenë duke e drejtuar traktorin në rrugë me një pjerrtësi të madhe dhe kthesë në anën e  majtë e kishte humbë kontrollin mbi drejtimin e traktorit dhe  kishte goditur anësoret e rrugës e më pas ishte rrokullisur. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda vdekje prurëse  kishte pësuar pasagjeri që kishte qenë në traktor, viktima mashkull kosovar  i cili kishte ndërruar jetë. Lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari drejtuesi i traktorit i cili pas marrjes së ndihmës së parë në qendrën emergjente në Ferizaj është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor. Trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit është dërguar në IML, rasti procedohet në procedur të rregullt. / Gazeta Enigma.

Related Articles