Ridvan Muharremi, pronari i lokalit “Bukë e Zemër”, dyshohet të jetë përfshirë në skandalin e qeverisë së Albin Kurtit për rezervat shtetërore.
Sipas përgjimit të publikuar sonte nga Gazeta Nacionale, Muharremi del të jetë ndërmjetësues i marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe firmës nga Polonia, e cila s’i ka sjellë rezervat në Kosovë, pavarësisht pagesës që është kryer nga ministria e Rozeta Hajdarit.
Muharremi, është pronari i lokalit “Bukë e Zemër” në Prishtinë – vend ky në të cilin Kurti shpesh është ushqyer.
Madje i pari i ekzekutivit aty i ka çuar edhe mysafirët si Mirosllav Lajçakun, dhe të tjerë.