Në qytetin e Pejës rreth orës 09:50 ka pasur të shtëna me armë zjarri shkruan Gazeta Enigma.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Enigma, Fadil Gashi, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.
“Në rrugën pranë stacionit të Autobusëve rreth orës 09:50 minuta ka pasur të shtëna. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ju konfirmoi se nga këto të shtëna nuk ka të lënduar”, tha Gashi.
Ai shtoj se i dyshuari është duke u intervistuar nga zyrtarët policor.