Shkarkimi i Bordit të RTK-së nga Kuvendi i Kosovës shpallet anti-kushtetues

Shkarkimi i Bordit të RTK-së nga Kuvendi i Kosovës shpallet anti-kushtetues

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se shkarkimi i Bordit të Radio Televizionit të Kosovës nga Kuvendi i Kosovës më 8 korrik 2021, nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por vendimi nuk ka efekt prapaveprues dhe nuk afekton të drejtat e fituara të palëve të treta.

Gjykata Kushtetuese, sipas një komunikate të lëshuar për media, ka njoftuar se ka vendosur unanimisht që të deklarojë kërkesën nga deputetët e opozitës për Bordin e RTK-së të pranueshme dhe të refuzojë kërkesën për masë të përkohshme lidhur me efektet e vendimit të kontestuar.

“Gjykata ka vendosur të konstatojë që vendimi i 8 korrikut 2021 i Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Bordit të RTK-së nuk është në përputhshmëri me paragrafin 1 të nenit 7 [Vlerat] dhe paragrafin 9 të nenit 65 [Kompetencat e Kuvendit] të Kushtetutës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Related Articles