Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale të Mastersit të xhudos, që po mbahet në Budapest.
Në çerekfinale të kategorisë deri 52 kg, Distria e kaloi pa telashe gjermanen Maccha Ballhaus.
Ndaj saj ka dominuar plotësisht. Realizoi herët hedhje për uazari dhe më pas ishte vazhdim në kërkim të hedhjes së dytë.
Nuk e gjeti hedhjen e dytë, por edhe nuk u rrezikua për të kaluar në gjysmëfinale me uazari.