Avokati i PDK-së për vendimin e Kushtetueses për Ligjin për Zyrtarët Publikë: Rrënoi përpjekjet e Qeverisë për t’i vënë në kontroll

Avokati i PDK-së për vendimin e Kushtetueses për Ligjin për Zyrtarët Publikë: Rrënoi përpjekjet e Qeverisë për t’i vënë në kontroll

Faton Fetahu, avokati i Partisë Demokratike të Kosovës, në një konferencë për shtyp, ka listuar ‘shkeljet’, që sipas tij e kanë karakterizuar veprimtarinë vendimmarrëse të Qeverisë së Kosovës.

Fetahu, vendimin e Gjykatës Kushtetuese e quajti historik, pasi sipas tij, u ‘u rrënuan përpjekjet e kësaj qeverie për të vënë kontroll të plotë, centralizuar administratën e shtetit’.

“Të listojë shkeljet të cilat e kanë karakterizuar veprimtarinë vendimmarrëse të Qeverisë, përkatësisht të kryeministrit Kurti dhe shumicës parlamentare dhe të ndërlidhem me rastin e fundit me rastin e djeshëm – Gjykata Kushtetuese shpalli jo kushtetues ligjin për zyrtarët publikë”, u shpreh Fetahu.

“Përmes këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese, u tha jo, u rrënuan përpjekjet e kësaj qeverie për të vënë kontroll të plotë, centralizuar administratën e shtetit. Ky vendim është historik.

“Vendimi i kësaj qeverie që për të kaluar në shërbim civil në administratën shtetërore, kandidati duhet të ketë edhe kriterin e përshtatshmërisë, dhe Gjykata Kushtetuese i tha jo përshtatshmërisë politike për të punuar në administratë”.

“Me këtë vendim, sot mund të flenë me qetë qindra mijëra, të cilët kanë pozita në administratën shtetërore e të cilët do të ishin të papërshtatshëm për këtë pushtet”.

Related Articles