Në platformën “Superpuna” kërkojnë punë rreth 13 mijë të rinj

Në platformën “Superpuna” kërkojnë punë rreth 13 mijë të rinj

Ka arritur në 13,000 numri të rinjve kosovarë midis moshave 18-25 që janë regjistruar për punë në platformën e punësimit “Superpuna”.

Për këtë njoftojnë nga kjo platformë, duke theksuar se deri më tani numri i të punësuarve ka shkuar mbi 5,000.

“Superpuna” është lansuar më 5 shkurt të vitit aktual, me qëllim të punësimit të të rinjve.

Javë më parë prej saj janë suspenduar 20 biznese punëtorët e të cilave nuk janë gjendur në vendin e punës pas një kontrolli të bërë.

Related Articles