QKUK për incidentin e mbrëmshëm: Nga 7 të plagosurit me armë zjarri, 4 janë duke u trajtuar ende

QKUK për incidentin e mbrëmshëm: Nga 7 të plagosurit me armë zjarri, 4 janë duke u trajtuar ende

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dhënë detaje për gjendjen shëndetësore të lënduarve nga incidenti i mbrëmshëm që ndodhi në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë.

Në përgjigjen e dërguar për Klankosova.tv thuhet se nga 17 persona sa kanë kërkuar dje mjekim në Klinikën Emergjente, pesë prej tyre janë pranuar për trajtim të mëtejmë.

“Prej tyre, katër janë pranuar për trajtim të mëtejmë në Klinikën e Ortopedisë dhe 1 në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, të gjithë jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.

Numri total i pacientëve që kanë kërkuar ndihmë mjekësore, ishte 17. Prej tyre, shtatë të lënduar me armë zjarri dhe dhjetë me mjete të mprehta.

Tutke, në përgjigjen e zëdhënësi të QKUK-së, Shpend Fazijlia thhet se: “I gjithë stafi i Klinikës Emergjente dhe klinikave të tjera kanë qenë në gjendje gatishmërie dhe kanë ofruar ndihmën e nevojshme mjekësore, bashkë me drejtorin e Klinikes Emergjente, Naser Syla”.

“Për të ngritur gjendjen e gatishmërisë, ofruar mbështetje dhe për t’u interesuar për të lënduarit në Klinikën Emergjente ka qenë edhe drejtori i përgjithshëm i ShSKUK, Elvir Azizi”.

Related Articles