Avokatët nga Republika e Kosovës tashmë njihen zyrtarisht nga Gjermania.
Lajmin e ka konfimruar Përparim Kryeziu, zëdhënësi për media i Qeverisë.
“Tani e tutje, avokatët e licencuar nga Republika e Kosovës do të mund të ushtrojnë funksionin e tyre edhe në Republikën Federale të Gjermanisë”.
“Kjo është një arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, por edhe për drejtësinë kosovare”, ka shkruar Kryeziu.